Kryeministri rus provokon nervat: Një Luftë e Ftohtë e re ka filluar

Feb 13, 2016 | 17:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka thënë se tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur nivelet e një Lufte të Ftohtë.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën, Medvedev tha se bota kishte “hyrë në një periudhë të re të Luftës së Ftohtë”, pasi dallimet u rritën mes Perëndimit dhe Rusisë mbi konfliktin në Siri dhe Ukrainë.

medvedev

“Pothuajse çdo ditë ne jemi të akuzuar se bëjmë kërcënime të tmerrshme ose kundër NATO-s në tërësi, ose kundër Evropës apo kundër SHBA apo vendeve të tjera”,- iu tha ai delegatëve në takimin e mbajtur në shtetin jugor gjerman të Bavarisë.

Medvedev tha, megjithatë, se në sfidat që aktualisht po përballet bota, të tilla si konfliktet rajonale, terrorizmi dhe kriza e emigrimit, është e nevojshme që Rusia sipas tij të konsiderohet partnere.

Ai shtoi se dallimet midis Moskës dhe pjesës tjetër të botës nuk janë të pakalueshme.

“Qëndrimet tona ndryshojnë, por ato nuk ndryshojnë aq shumë sa 40 vjet më parë, kur një mur ishte në këmbë në Europë”,- tha ai, dhe përmendi disa raste të marrëveshjeve që kishin arritur që atëherë, duke përfshirë çështje të tilla si çarmatimi, çështjet bërthamore të Iranit dhe piraterisë.

Kryeministri rus ka akuzuar Perëndimin për politikat ekspansioniste duke thënë se ato e kanë thelluar çarjen me Moskën.

Pas fjalës së tij të shtunën, Medvedev gjithashtu mohoi akuzat se Moska ishte duke sulmuar civilët në Siri, si pjesë e ofensivës së saj ushtarake atje për të mbështetur qeverinë e presidentit Bashar al-Asad.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura