Kryeministri italian në Shqipëri, Rama: Vizitë shumë e rëndësishme, ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë dhe meritojmë “PO”

Oct 15, 2019 | 17:08
SHPËRNDAJE

Këtë pasdite ka mbërritur në Shqipëri kryeministri italian Giuseppe Conte, duke nisur një vizitë zyrtare në vendin tonë, në pran të diskutimeve për çeljen e negociatave me BE.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit u shpreh se vizita e kryeministrit sot është edhe në kuadrin e një jave shumë të rëndësishme për BE-në dhe për Shqipërinë në vigjilje të një takimi të KiE-së ku ndër të tjera do të diskutohet edhe vendimi për negociatat.

“Ia përcolla edhe kryeministrit se përtej faktit që Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kryer detyrat e tyre të shtëpisë dhe e meritojnë çeljen e negociatave pa kushte, u shpreh Rama.1571151297_RAMA3

“Pa diskutim që vizita e kryeministrit sot është edhe në kuadrin e një jave shumë të rëndësishme për BE-në dhe për Shqipërinë në vigjilje të një takimi të KiE-së ku ndër të tjera do të diskutohet edhe vendimi për negociatat.

Dhe në këtë aspektet dua ta falënderoj kryeministrin dhe qeverinë italiane që në koherencë të plotë me të gjithë vijën e politikës së jashtme italiane dhe shprehje të vullnetit të mirë për asnjë moment nuk është lëkundur për mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në perspektivën e integrimit.

Unë besoj, ia përcolla edhe kryeministrit se përtej faktit që Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kryer detyrat e tyre të shtëpisë dhe e meritojnë çeljen e negociatave pa kushte është me rëndësi strategjike që përfundimi i këtij procesi të shikohet jo vetëm me sytë e interesave të vetme kombëtare por edhe të përbashkët. Procesi i reformës në drejtësi dhe integrimit përbën një shtyllë të fortë mbështetëse për rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, tha Rama.

8372776d-cd2c-4b41-b455-f30480c43612

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura