Kroaci, qindra të arrestuar mes mjekëve të kompanisë farmaceutike

Dec 30, 2013 | 10:19
SHPËRNDAJE

Në Kroaci ka bërë jehonë padia kundër korrupsionit ndaj një kompanie farmaceutike në vend, ku janë ndaluar 364 persona, mes të cilëve shumica mjekë, nën dyshimet se uzurpuan tregun për qëllime personale. Kompania farmaceutike “Farmal” dyshohet se korruptoi shumë mjekë dhe farmacistë, me qëllimin që ata të jepnin në receta produktet e kësaj kompanie. Akuzat që janë ngritur ndaj mjekëve janë korrupsion, abuzim me pushtetin dhe dhënie ryshfeti. Sipas mediave kroate, ky është procesi më i madh i arrestimeve në raste korrupsioni që prekin mjekësinë në këtë vend. Nëse mjekët e akuzuar dënohen për shkelje dhe rrezikojnë heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin, mund të rrezikohet sistemi mjekësor në Kroaci, ku në total janë rreth 5000 mjekë specialistë të regjistruar për një popullsi prej 4,2 milionë banorësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura