“Kriza është ende prezente”- Analisti për ‘Panorama TV’: PD zyrtare nuk mund të anashkalohet, ja mesazhi që synon të japë protesta e opozitës

Feb 20, 2024 | 20:07
SHPËRNDAJE

Analisti Erl Murati, në një lidhje live për Panorama TV është shprehur se kriza në PD është ende prezente, duke theksuar se PD zyrtare e Lulzim Bashës është një fraksion brenda opozitës që nuk mund të anashkalohet.

Ndër të tjera, Murati u shpreh se nëse mund ta krahasojmë më 6 muaj më parë, situata në PD është më e mirë.

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare foli dhe për protestën, ku tha se organizatorët duhet të jenë të kënaqur dhe se synimi është të tregojë demonstrim force.

Organizatorët duhet të jenë të kënaqur nga pjesëmarrja. Një skenar dhe film që e kemi parë më herët, sepse na ka mësuar me protesta të tilla. Elementi atipik ishte mënyra e pjesëmarrjes së Berishës. Ai u kujdes të theksonte se beteja s’ishte për të dhe për fëmijët, por për të mbrojtur fëmijën e tij jo biologjik, PD. Protesta synon të japë një mesazh, demonstrim force dhe të tregojë se opozita është e bashkuar. Gjithashtu synon të ngacmojë nervin e elektoratit gri.

Nuk besoj se ka pasur një iluzion se qeveria do të rrëzohet sot. Po ta shohësh, Berisha la të kuptohet se është vetëm fillimi i një stine proteste. Në një farë mënyrë foli për një nisje të një aksioni të ri politik, jo fund. Jam i bindur se vetë Berisha dhe protestuesit shohin nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Besoj se kjo nuk do të jetë protesta e fundit.

Nëse e krahason me 6 muaj më parë, situata është më e mirë, sa i takon PD, megjithatë besoj se kriza në tërësi është reale. E para sepse PD zyrtare është një fraksion brenda opozitës që nuk mund të anashkalohet, mund të jetë vendimtar në humbjen e zgjedhjeve. Mungesa e Metës dhe Kryemadhit në Protestë. Lajm i mirë është se Tabaku dhe Rushaj iu bashkuan opozitës. Ky është dhe një lloj testi për dy grupimet, Bardhi Berisha, që kanë pak që janë bashkuar. Më bëri përshtypje gjuha e Berishës dhe oratorëve të tjerë, ishte më e kujdesshme dhe kishte elementë të konstruktivitetit. Berisha premtoi dyfishim pagash, pensionesh, dhe konfirmon që kemi hyrë në një atmosferë elektorale. Partitë e mëdha duhet të bëhen gati disa muaj para zgjedhjeve”, tha Murati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura