Kriset marrëdhënia mes çiftit? Kiara debaton me Luizin për herë të parë pas zyrtarizimit të lidhjes: Je i gatshëm të bësh çdo gjë për lojë

Feb 3, 2023 | 21:37
SHPËRNDAJE

Kiara dhe Luizi kanë debatuar për herë të parë pas dasmës madhështore që u zhvillua ditën e mërkurë në shtëpinë e Big Brother Vip ku u deklaruan zyrtarisht si çift.

cift

Teksa zhvillonin sfidën e rezistencës, Luizi vendosi të urinojë duke u mbuluar me batanije në mënyrë të mos lëvizte nga pulsanti ku ishte pozicionuar me urdhër të vëllait të madh.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Kiarës e cila menjëherë ka vënë në diskutim raportin mes tyre duke i thënë se me këtë veprim, Luizi ka treguar se është i aftë të bëjë çdo gjë për lojë.

“Luiz për sa kohë t’u afrova dhe të dhashë diçka më shumë nga vetja në këtë pikë ndihem sikur je i aftë të bësh çdo gjë për lojë.

Nga ana tjetër jam një person që kam shumë barriera dhe kur shoh gjëra të tilla stepem. Jo se ke ti gabim se ti mund të bësh çfarë të duash. Nuk ta shpjegoj dot se nuk jam në terezi. Të thashë fitoje por jo të bësh këtë gjë. Ti doje ta bëjë, është e drejta jote. Thjesht ndihem keq”, deklaroi Kiara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura