KQZ hap 7 kutitë e Durrësit, do verifikohet nëse kanë votuar qytetarët që s’kanë qenë në Shqipëri

Jul 10, 2015 | 16:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të hapë shtatë kuti votimi në Durrës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Me kërkesë të dy anëtarëve, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj u vendos që të verifikohet nëse në këto shtatë qendra votimi kanë votuar edhe qytetarë të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri në 21 qershor.
Kryetarja e KQZ-së udhëzoi administratën që të vërë në dispozicion materialet filmike të kërkuara nga subjektet politike. Kjo çështje pritet të shqyrtohet ditën e hënë pas mesditës në KQZ.
Kundër kërkesës së PD-së ishte nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili e quajti abuzive kërkesën, duke iu referuar provave të paraqitura në komision. 

Përmes një kërkese Partia Demokratike kërkon të shpallë si të pavlefshme zgjedhjet në 8 qendra votimi në Bashkinë e Durrësit, me synim ripërtëritjen e votimit në këto zona.

Në kërkesën e depozituar në KQZ thuhet se selia blu disponon emrat e personave që ndodhen në emigracion dhe në vend të tyre kanë votuar persona të tjerë në shkelje të ligjit. “Gjatë procesit të votimit është në KZAZ nr.24 është lejuar votimi edhe për shtetas të cilët nuk ndodheshin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve. Emrat e të gjithë shtetasve emigrantë, të cilët “kanë votuar” në këto qendra votimi, disponohen nga ana jonë, ashtu si edhe disponohen nga ana tjetër faktet që këta shtetas nuk kanë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 21.05.2015″, thuhet në animimin e PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura