KPK e shkarkoi nga detyra për mos-justifikimin e pasurisë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit merr vendim për ankimimin e prokurorit Blerim Tominaj

Mar 27, 2023 | 19:56
SHPËRNDAJE

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krimeve në Prokurorinë e Tiranës, Blerim Tominaj.

1592294294_blerimtoniaj

Lajmin e bëri të ditur vetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit përmes një njoftimi, ku thuhet se ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Kujtojmë se Tomini ka hetuar një sërë çështjesh të bujshme që kanë pasur të bëjnë me krimin e organizuar në vend dhe me emra të rëndësishëm të organizatave kriminale.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 44/2020, datë 02.10.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerim Tominaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 261, datë 16.06.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 261, datë 16.06.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Blerim Tominaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.03.2023.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura