Konte pret ”çekun e milionave” të shkarkimit në Itali, nuk paraqitet në stërvitjen e skuadrës

Mar 23, 2023 | 19:37
SHPËRNDAJE

Antonio Konte ka udhëtuar drejt Italisë dy ditë më parë për të mos u kthyer ndoshta më në Londër. Trajneri italian është i “ndarë në shtëpi” me Totenhemin, pas shpërthimit publik kundër drejtuesve të klubit duke i bërë ata fajtorë pse londinezët nuk fitonin asgjë.

KONTE

Në Angli janë të sigurt se shkarkimi është çështja kryesore dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është kthyer në Londër sipas programit. Megjithatë, skuadra është kthyer në stërvitj4e dhe atje ka qenë ndihmësi i tij, Kristian Stelini, që ka drejtuar lojtarët të cilët nuk kanë udhëtuar për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare përkatëse.

Mediat angleze bëjnë të ditur se Konte mund të përfitojë 5 milioën euro nëse shkarkohet, për mbylljen para kohe të kontratës, Një situatë që do i pëlqente trajnerit i cili ka përfituar shuma ta ngjashme edhe më parë kur ka mbyllur para kohe marrëveshjet me klube të tjera. Sidomos tani, kur disa klube në Itali duken të interesuara për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura