Kongresi i PS-së, Klosi ‘godet’ opozitën: Ata janë të dobët! Ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë

Dec 8, 2023 | 11:50
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Bledi Klosi ka marrë fjalën në Kongres, ku ndër të tjera ka shigjetuar opozitën, duke e cilësuar si të bobët.

Klosi

Klosi u shpreh se PS me Edi Ramën është shumë e fortë, ndërsa opozita në koalicion apo jo, janë të shkërrmoqur.

Në koalicion apo jo, të gjithë ata janë shkërmoqur. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Më lejoni që dhe në emrin tuaj, të deklaroj të hapur këtë Kongres. Ne do të pasqyrojmë se si ia kemi dalë për të mbajtur fjalën e dhënë. Do të flasim për ekonominë, drejtësinë, sigurinë, politikat europiane, dhe për PS, se si duhet ta rienergjizojmë dhe më shumë” tha Klosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura