Konflikti i përgjakshëm/ Ukraina: Nuk do t’i lëshojmë asnjë centimetër territor Rusisë

Mar 4, 2022 | 17:03
SHPËRNDAJE

Delegacioni ukrainas që merr pjesë në bisedimet me Rusinë ka deklaruar se nuk do të lëshojë asnjë centimetër territor ndaj Rusisë. Autoritetet ukrainase theksojnë se janë të vetëdijshëm se cilat janë synimet e Rusisë dhe se nuk do të bëhen lëshime për integritetin territorial të Ukrainës.26ukraine-briefing3-jumbo

Duke folur gjatë një konference për shtyp në qytetin ukrainas të Lviv, Mykhailo Podoliak tha se pozicioni i Ukrainës po “përforcohet” nga partnerët perëndimorë, duke shtuar se presidenti Volodymyr Zelensky “nuk do të bëjë asnjë lëshim që do të pakësonte integritetin dhe lirinë tonë territoriale.”

“Pozicioni i Federatës Ruse është i ashpër – po të ishte e lehtë, nuk do të sulmonin Ukrainën – por pozicioni i shefit të Forcave të Armatosura të Ukrainës është gjithashtu i ashpër. Negociatat janë të vështira por po zhvillohen”, shtoi Podoliak.

Konferenca për shtyp vjen një ditë pas raundit të dytë të bisedimeve midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Bjellorusi.

Podoliak tha se bisedimet nuk dhanë rezultatet e kërkuara nga Ukraina, megjithëse delegacionet ishin në gjendje të arrinin një “zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura