Konfiskimi i ‘Prestige Resort’/ Sazan Guri në Panorama TV: Rama do të dalë mbi Zotin, nuk pyet as për gjykata. Mesazhi që jep për qytetarët është…

Mar 23, 2023 | 11:37
SHPËRNDAJE

Akademiku dhe aktivisti i njohur Sazan Guri në një intervistë për Panorama TV ka komentuar mësymjen e paligjshme të qeverisë në Prestige Resort në ditë pushimi zyrtar, duke marrë ambientet në konfiskim pa vendim gjykate.

Sipas Gurit, Rama do të japë një mesazh tek qytetarët e thjeshtë, do të dalë mbi Zotin dhe nuk pyet as për gjykata.

Sazan Guri:

I shqetësuar për dicka që nuk i ndodh një individi por vendit në përgjithesi. Sot apo dje i ndodh këtij e atij nesër mua apo tjetrit.

Pa një vendim gjykate, vetëm me vendim të KKT, por vetëe KKT dhe kryeministëer ka një vendim të mëparshëm për ti dhënë leje kësaj vepre. Ka qenë pjesëmarrës në inagurim, zhvillim apo atë që quhet bashkëpunim. Diku afganë, diku turistë, diku vetë. Si i ka shpëtuar këtij që nga një vendim i parë që ka dhënë të drejtën për të ushtruar aktivitet me standartet më të larta ekologjike.

Nuk vij të mbroj individin, s’ka nevojë Hysenbelliu Group për mbrojtje nga mua.

Unë jam i shqetësuar, kam një mision që të mbroj qytetarinë, e ndiej.

Kur i bie institucioneve të mëdha, “qepe atë gojë ti”, e dyta kur i bie në ditë të shënuar, ditë Zoti, ditë paqeje, edhe gjermani nuk të vriste në ditë të tilla. Ky do të thotë që kryeministri shqiptar që mund të jetë në një eufori të tejskajshme që dua ta korigjoj, po i them je gabim je duke gabuar rëndë zoti Kryeministër të dalësh mbi Zotin.

S’ka mundësi të dalësh mbi Zotin. Atë që tregon ai në ditë të shënuar i bie një institucioni të tërë, Prestige, i tregon qytetarëve të vegjël, ky që i bie institucioneve, mediave, apo Prestige e ka për të vendosur autoritetin absolut mbi Zotin.

Ne nuk jemi afër diktaturës, ne jetojmë sot në një diktaturë universale shqiptare. Duke qenë se kanë dhe pushtet ekonomik të tyre, pushtetin e krimitn me vete, pushtetin e drogës të propagandëë më të fuqishme se Enveri kishte vetëm elektrifikimin e vendit me radion dhe pak TV, sot janë të gjitha, 5G, e janë mjeshrta të trashëgimit të propagandës bolshevike.

Ndaj i bëj thirrje qytetarëve më mirë 100-200 euro më pak, por ndeshu me qeverinë e me kryeministrin se është përpjekje më vete, kënaqësi më vete, jo me luftë civile por fjala është mbreti i mendimit sot se sa të vesh në këtë gjendje si shqiptarët e Gjermanisë që i takova, qe jane ne gjendje të mjerueshme për mua.

Rama për mua duke i rënë institicionevetë mëdha të fuqishme, qytetarëve të vegjël u thotë qe kur unw u bie tw medhenjve, juve u kam…e dyta do te dale mbi fjalën e Zotit, që nuk pyes as për paqëtim. E treta që nuk pyet as për gjykata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura