Tarikati Islamik: E vërteta për tokën në qendër të Tiranës

Jul 8, 2015 | 18:12
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur Tarikatin Islamik Halvetian si pronar të truallit 3534 m2 në zonën e njohur si Gropa e Malajzianit, në Tiranë.

Gjate deklarates se Komunitetit Mysliman

 

Prona në fjalë ka qenë objekt i konflikteve të gjata gjyqësore për një periudhë më se 15- vjeçare me procese në gjykata, dhënie lejesh ndërtimi, që nuk janë vënë në jetë nga statusi i paqartë i tokës. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit më datë 2 qershor 2015 ka sjellë dje reagimin e përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman, që ka pretenduar se toka në fjalë ka qenë pronë e tij. Ky institucion ka folur dje “për grabitjen e pronave në qendër të Tiranës”, duke sulmuar Gjykatën për vendimin e dhënë. Ky komunitet ka këmbëngulur në këtë pronë, e së fundi ka sulmuar Gjykatën e Apelit, dukshëm për interesa përfitimi, pasi ka lidhur kontrata me kompani ndërtimi kundrejt përqindjeve të caktuara në vazhdimësi.

Ndaj akuzave të KMSH ka reaguar edhe Tarikati Islamik Halvetian, duke përgënjeshtruar deklaratën e KMSH-së. Tarikati ka dhënë bazën e provave dhe dokumenteve me të cilat argumenton pse vendimi i Gjykatës së Apelit është i drejtë.

AKUZAT E KMSH

Sipas pretendimit të Komunitetit, personi Ali Pazari, në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Xhaferri, duke përdorur format e mashtrimit dhe me ndihmën e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, me një vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me ligjin dhe provat, kanë grabitur pronën shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Fakti kryesor e më domethënës që ka determinuar vendimin e Gjykatës së Apelit, duket se ka qenë paraqitja e provave të pakundërshtueshme se prona në fjalë më parë ka qenë teqe dhe jo xhami, e po ashtu, vërtetimet dokumentare se trualli në fjalë nuk ka qenë në inventarët e KMSH asnjëherë. Po kështu, personat që përmend KMSH, Ali Pazari dhe Fatmir Xhaferri, nuk përmenden fare në vendimin gjyqësor në lidhje me pronën, duke mos figuruar të kenë lidhje me rastin.

REAGIMI I TARIKATIT

Tarikati Islamik Halvetian ka hedhur poshtë me fakte dje akuzat e KMSH, duke theksuar se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë nuk ka grabitur asnjë pronë vakëf, por prona i është kthyer me vendim gjykate një komuniteti tjetër islamik halvetian, i cili e ka pronë të tijën me vërtetim hipotekor të vitit 1919. “Vakëfi për të cilin bëhet fjalë në deklaratën e këtij komuniteti, është pronë e Tarikatit Halvetian. Kjo vërtetohet me dokumente të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, thekson Tarikati në sqarimin e vet. Më tej, në këtë sqarim thuhet se ky vakëf, i njohur ndryshe si Teqeja e Adem Idrizit, në regjistrin hipotekor me nr.221, figuron i regjistruar pronë e Tarikatit Halvetian që në 20.03.1919. Për këtë, Tarikati disponon edhe një kopje të dokumentit hipotekor. Duke qenë teqe me dokumentacion të plotë, prona në fjalë nuk kishte si t’i përkiste Komunitetit Mysliman. “Theksojmë se kjo pronë nuk është në inventarin e pasurisë së KMSH-së. Kujtojmë se që në vitin 1921 administrimi i pasurive të teqeve dhe xhamive është ndarë në bazë të statuteve të këtyre dy komuniteteve. Kjo ndarje është ligjëruar me statutin e Kongresit të shejhelerëve, që daton më 21 gusht 1921”, thekson Tarikati Islamik Halvetian. Në këtë kongres u ndanë më vete teqetë nga xhamitë, si dhe vakëfet e teqeve nga vakëfet e xhamive.

INVENT ARI I PRONAVE

Tarikati Islamik Halvetian i referohet më tej dokumentacionit të plotë, kur shprehet në deklaratën e vet se edhe në inventarin e pasurive të paluajtshme të Komunitetit Mysliman Shqiptar, të bërë që para vitit 1944 nga vetë ky komunitet, të nxjerrë nga Arkiv Qendror Shqiptar, Fondi 882, dosja 20, fleta 203, 203, 205, rezulton se ky truall nuk është në listën emërore të Komunitetit Mysliman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura