Kompania shqiptare “Aluflor” lançohet në tregun amerikan. Personalitete të njohur nga biznesi dhe politika marrin pjesë në inagurim

Mar 28, 2023 | 11:24
SHPËRNDAJE

Kompania “Aluflor” e njohur për risitë dhe cilësinë e punimeve në industrinë e ndërtimit, nis rrugëtimin përtej oqeanit.

5-6

Javën e kaluar, kompania Aluflor është lançuar dhe ka nisur punën edhe në tregun amerikan, në Salt Lake City në shtetin Utah, SHBA. Në një ceremoni inaugurimi të këtij starti të ri, merrnin pjesë personalitete të larta të biznesit dhe politkës si, Prokurori i Utah, z. Sean Reyes; ambasadorja shqiptare në SHBA, znj. Floreta Luli Faber, përfaqësues të zyrës së Guvernatorit z. Franz Kolb, përfaqësues të World Trade Center; anëtarë të Bordit “Aluflor America”, në të cilin bëjnë pjesë personalitete të shquar të biznesit dhe ligjit, me kryetar Bordi, Chris Boyce, – një sipërmarrës i suksesshëm dhe akademik i shquar në fushën e biznesit – dhe të ftuar të tjerë nga bota amerikane e sipërmarrjes.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e hyrjes së “Aluflor” në industrinë amerikane të ndërtimit, të pranishmit kanë përshëndetur arritjet e kësaj kompanie ndër vite, cilësinë me të cilën ajo është bërë e njohur tashmë dhe në mënyrë të veçantë e kanë vlerësuar këtë si një nga rastet e rralla kur një kompani shqiptare, një biznes i drejtuar nga një zonjë, siç është CEO e “Aluflor”, znj. Erjola Florentia Xheko, “guxon” të hyjë seriozisht në fushën e ndërtimeve në tregun amerikan.
Gjithashtu personalitetet e biznesit të pranishëm aty, kanë treguar interes për bashkëpunime në të ardhmen e afërt.

Kështu, me një start dhe ambicie të re, Aluflor America ka nisur punën për të përcjellë edhe përtej oqeanit të njëjtat vlera dhe ekskluzivitete që e kanë bërë të njohur në Shqipëri dhe Rajon, për ndërtimin e sistemeve më të avancuara të fasadave dhe me cilësi të lartë dhe miqësore ndaj mjedisit.

18 vjet më parë Aluflor solli në tregun shqiptar dy nga kompanitë më të mëdha gjermane në fushën e ndërtimit, Wicona dhe Interprane, bashke me risitë që ato përfaqësonin. Me këta partnerë, Aluflor vendosi standardet më të larta inxhinierike dhe arkitekturore në tregun shqiptar.

Me “Aluflor” nisi për herë të parë edhe zbatimi në ndërtim i sistemeve më të avancuara të fasadave me cilësinë më të lartë dhe miqësore ndaj mjedisit duke realizuar disa nga projektet më komplekse në Rajon që njëherësh i ndryshuan pamjen edhe Shqipërisë, pikërisht në kohën e pikut të industrisë së ndërtimit në vend. Angazhimi për uljen e konsumit të energjisë në ndërtesa dhe rrjedhimisht reduktimi i emetimit të karbonit në çdo projekt, si mundësia e vetme për të siguruar të ardhmen e brezave është prioriteti kryesor i punës së Aluflor. Promovimi i ndërtesave të gjelbra, ndërtimi i godinave me efiçencë të lartë në kursimin e energjisë dhe mbrojtja e mjedisit e bejnë Aluflor pjesë të plejade bashkëkohore lider në botë, por dhe të një iniciative globale në të cilën janë rreshtuar vendet më të zhvilluara të Globit, si sfidë sublime e këtij Mijëvjeçari.

Me këtë filozofi dhe me eksperiencën e fituar tashmë, Aluflor është lançuar edhe në tregun amerikan. Me synimin që këto vlera të përcillen edhe atje, dhe siç ka thënë në ceremoninë e inagurimit presidentja e kompanisë, Erjola Florentia Xheko, “Aluflor është aty tashmë, për të çuar produkte evropiane të një cilësie shumë të lartë në Utah që, njësoj siç ndodhi në Shqipëri dhe vendet evropiane ku është aplikuar, do të bëjnë ndryshimin, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë edhe në Utah. Më vonë, pse jo edhe në shtetet e tjera të Amerikës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura