Komisioni Hetimor për “TIMS” kërkoi ish drejtorin e IT së Policisë të dëshmonte! Ja përgjigja e Prokurorisë për Ervin Muçën

May 15, 2024 | 17:54
SHPËRNDAJE

 

Prokuroria ka dhënë aprovim që Ervin Muça, ish drejtori i IT në policinë e shtetit, i cili tashmë është nën hetim të dëshmojë në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS.

ervin muca

Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji lexoi përgjigjen e Prokurorisë, ku ndër të tjera thuhet se për shkak të ruajtjes së hetimit, marrja në pyetje e Muçës, do të duhet të bëhen në disa pjesë, pa praninë e mediave.

Kujtojmë se Muça dyshohet se ka bërë ndërhyrje të paautorizuar në sistemin tim, kur ishte në detyrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura