“Kolegët e mi të opozitës duhet ti prinë qytetarëve, jo të fshihen kaçubeve”- Protesta, Blushi: Koha që populli të arrestojë të gjithë të korruptuarit

Apr 19, 2024 | 11:35
SHPËRNDAJE

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, gjatë protestë para Bashkisë për dosjen 5D, iu drejtuar me një mesazh kolegëve të tij të opozitës teksa u shpreh se ata duhet t’i prinë qytetarëve dhe jo të fshihen kaçubeve.

Blushi theksoi se ka ardhur koha që populli të arrestojë të gjithë të korruptuarit.

Tedi Blushi: “Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe policia është në krahun e hajdutit. Jemi këtu për të protestuar për vjedhjen e miliona eurove me inceneratorin e Tiranës, jemi për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkinë.

Kam sot një mesazh edhe për të gjithë kolegët e mi të opozitës, që duhet ti prinë popullit dhe jo të rrinë pas popullit duke u fshehur kaçubeve këtu përpara Bashkisë së Tiranës.

Sot është detyra jonë ti primë popullit, t’i dalim popullit në ballë për të luftuar ne të parët në emër të tyre.

Ne nuk jemi sot këtu për tu fshehur por sepse kemi mbështetjen tuaj dhe sepse jemi përfaqësuesit tuaj, do të bëjmë gjithçka së bashku me ju për të vendosur drejtësi.

Kur drejtësia amniston dhe mbron të korruptuarit, kur policia është shndërruar në bodyguard të krimit e të korrupsionit, kur drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit filmojnë qytetarët për ti arrestuar se protestojnë për të drejtat e tyre dhe s’kanë guximin të hynë në zyrën e këtij krimineli, është koha që populli të arrestojë të gjithë të korruptuar kudo ndodhen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura