Kohë largimesh në Berat, Hysolli përshëndetet me Tomorin dhe kthehet në Korçë

May 21, 2024 | 13:48
SHPËRNDAJE

Tomori pritet të pësojë ndryshime të mëdha gjatë fazës përgatitore për Kategorinë e Dytë. Nga skuadra e sezonit të fundit priten largime dhe njëri nga ata është mesfushori korçar, Kevin Hysolli, që për “Panorama Sport” u shpreh:

kevin hysolli tomori

“Jemi të dëshpëruar për rënien nga kategoria dhe më vjen keq për tifozërinë beratase. Falënderojmë klubin Tomori që ka respektuar kontratën deri në fund, duke na shlyer detyrimet financiare, edhe pse mund të kishte përdorur me të drejtë masën e gjobave për dështimin sezonal. Pas përfundimit të huazimit 1-vjeçar te Tomori, jam rikthyer në Korçë pranë familjes dhe jam në kontratë me Skënderbeun. Së shpejti vendos për të ardhmen time”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura