Kishin shënjestruar Izraelin, mbrojtja ajrore e SHBA-së kap dronët e parë iranianë

Apr 14, 2024 | 1:00
SHPËRNDAJE

Sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane në Lindjen e Mesme kanë kapur disa dronë iranianë, njoftojnë zyrtarët amerikanë.

Raketa-ne-izrael

Burimet nuk specifikuan se si SHBA i përgjuan dronët dhe ku. Sipas Uashingtonit, Irani po sulmon Izraelin me 400-500 dronë. Ekspertët janë të shqetësuar për vazhdimësinë e konfliktit, ndërsa paralajmërojnë se Irani mund të përdorë edhe raketat balistike, si valë e dytë e sulmit.

Dronët kamikazë të nisur nga Teherani kanë shënjestruar objektivat ushtarake dhe ndërtesat qeveritare izraelite.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura