“Kishin frikë nga emri i Berishës në fletën e votimit”, Kryemadhi në Panorama TV: Nuk e kam pritur që Ilir Rusmaili të bëjë avokatin e PS, por njerëzit kur plaken bëjnë llogaritë e pensionit

May 4, 2023 | 21:55
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shprehur se socialistët kishin frikë nga emri i Berishës në fletën e votimit, prandaj sipas saj, bënë gjithçka që ta pengonin këtë gjë.

dklyk

Komentet Kryemadhi i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se nuk e kishte pritur kurrë që anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, Ilir Rusmaili, të bëhej avokat i PS-së dhe të shpërdorohej në këtë lloj mënyre.

Mr ironi Kryemadhi tha se mesa duhet njerëzit kur plaken bëjnë llogaritë e pensionit, duke nënkuptuar këtu Ilir Rusmailin.

“Edhe një gjysmë vote është e rëndësishme. Ka shumë që ndihen të braktisur nga qeveria dhe thonë hajde se nuk bëhet qameti për një votë. Bëhet qameti edhe për një votë. Edhe pse Rama ka tentuar ta përçajë votën kundër të opozitës… Synoj edhe votën e Linda Ramës, që është kundër Veliajt, që e shan nga mëngjesi në dark nëpër tavolina.

Veliaj është një nga eksponentët e PS-së që po të bësh bilancet e lobingjeve kundër Ramës, është Veliaj. Përveç votës militante, është vota gri. Një sensibilizim i votës gri po shkon drejt Këlliçit. Detyra e opozitës është që ta pasionojë këtë elektorat që nuk shkon të votojë, ta bëjë të votojë.

Na pëlqen apo sna pëlqen, Sali Berisha po e drejton koalicionin. Në kodin zgjedhor ti nuk e ke të ndaluar dhe duhet të vendosësh vetëm emrin e Metës në fletë. Ata kishin frikë nga emri i Berishës në fletë dhe prandaj e bënë.

Të përfundosh që Ilir Rusmaili të bëhet avokat i PS-së… Unë nuk e kam pritur kurrë që ai të shpërdorohet ashtu, por mesa duket, njerëzit kur plaken bëjnë edhe llogaritë e pensionit.

Ne lodhemi kur bëjmë protestat me Berishën. Gjysmat e njerëzve te Basha në protestë i sillnim ne. Ne linim të fliste në protestë vetëm Bashën, donim ta bënim lider vetëm Bashën.

Edhe sulmi ndaj meje për paratë ruse, duke ditur që kush e ka marrë peng TCH, tregon se çështja e inceneratorit ka ngjitur shumë”, u shpreh Kryemadhi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura