“Kishin debatuar përpara”- Dëshmitari tregon si nisi përplasja në Kavajë: Sa u largova kërciti, mirë që nuk më kapi ndonjë plumb mua. Njëri kishte vajzën përdore…

Mar 29, 2023 | 21:41
SHPËRNDAJE

Një dëshmitar okular ka treguar si ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e sotme në Kavajë ku dy persona humbën jetën pasi qëlluan njëri tjetrin me armë dhe thikë.

Ai shprehet se dy viktimat kishin debatuar edhe më përpara me njëri tjetrin dhe në momentin e përplasjes së përgjakshme njëri prej tyre kishte edhe vajzën e vogël përdore.

“Nuk e di çfarë të them. Sherri koti pse hap sytë, pse kështu. Kanë pasur njëherë por nuk kanë arritur me e mbyllur. Ai Altini ka qenë me gocën përdore. Po bisedonin aty.

Pa arritur te furgoni kërciti. Fëmija ishte i vogël, përdore mo. Dëgjoj krismën erdha. Katër plumba, mirë që nuk më kapi ndonjë mua. Ai u shtri aty, ky u shtri këtu. Kavajsi e mbyti atë me thikë dhe ai e qëlloi me pistoletë. Kishin bërë debat ata e kishte me vete pistoletën ai. Këtu banojnë”, deklaroi ai.

Viktimat janë Edmond Gosa dhe Altin Rexhaj të cilët humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura