Këshilla filozofike nga nobelisti indian

May 18, 2011 | 9:13
SHPËRNDAJE

Ekonomisti dhe filozofi indian, fitues i çmimit “Nobel” për Ekonominë në vitin 1998, vjen në shqip përmes librit të tij “Identiteti dhe dhuna”. Në këtë vepër të tij filozofike, botuar nga Instituti Shqiptar i Medias, Amartya Sen parashtron idenë se dhuna vrastare, që karakterizon sot shoqërinë tonë, ka si shkak po aq çoroditjen që përjetojmë, sa dhe urrejtjen. Duke sfiduar ndarjen e thjeshtëzuar të njerëzimit sipas racave, feve apo klasave sociale, Seni na sjell vizionin frymëzues të një bote e cila mund të dalë nga spiralja e brutalitetit dhe dhunës, për t’u orientuar drejt paqes. Me prozën e tij mjeshtërore, erudicionin e natyrshëm dhe ironinë e tij, A. Sen është sot një ndër të paktët intelektualë në botë, tek i cili mund të mbështetesh për t’i dhënë kuptim çoroditjes sonë ekzistenciale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura