“Keqardhje, po politizohet një proces gjyqësor!”- Taulant Balla i përgjigjet deklaratave të kreut të PD-së greke: S’i kemi komentuar vendimet! Drejtësia e re kërkon mbështetje!

Mar 30, 2024 | 11:24
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka komentuar deklaratën e kreut të PD-së në Greqi, Andreas Loverdhos, i cili pasi takoi kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në burg, u shpreh se “Shqipëria s’ka më shanse në BE”.

Ministri Balla u shpreh se është keqardhje e madhe që po politizohet një proces gjyqësor.

Taulant Balla theksoi se nuk i komentohen vendimet e gjykatës dhe se drejtësia e re kërkon mbështetje.

“Është një keqardhje e madhe politizimi deri në këtë nivel i procesit gjyqësor dhe ju e dini fare mirë që ne nuk i komentojmë asnjëherë vendimet e gjyqësorit.

Nuk e kemi bërë këtë as për raste të koegëve të mi, grupit parlamentar apo përfaqësuesve të PS, pasi ajo që duhet të kemi në vëmendjen është që  drejtësia e re kërkon mbështetje dhe duhet t’ua ofrojmë gjithmonë”, u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura