Keni dëgjuar shpesh për pehashin vaginal, mjeku gjinekolog tregon në Panorama TV sa i rëndësishëm është ai për trajtimin e infeksioneve

Apr 1, 2023 | 9:39
SHPËRNDAJE

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili ka folur gjatë në emisionin “Panorama e Mëngjesit” lidhur me rëndësinë që ka tek femrat kujdesi që duhet të tregojnë qoftë për kontrollet periodike tek doktori, qoftë për ushqimin dhe aktivitetin e tyre seksual, për të mbetur shtatzanë.

 

Një nga gjërat më të shpeshta që flitet dhe femrat dëgjojnë është edhe rëndësia e pehashit vaginal. Për mjekun, pehashi ka një rol vendimtar në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve vaginale.

Mjeku Shkëlqim Balili: Mikroorganizmi, një autostradë e madhe nga zorra në tru që drejton dhe kjo mikroflorë nëse trupi i njeriut ka 50 trilion qeliza, laktobacilet janë 1 me 10 e këto quhen organi i gjashtë i rëndësishëm.

Tek gratë kam parë në gjendje normale infeksionet kronike zhdukin mikroflorën e krijohet një pehash acid e cdo antibiotik është i dëmshëm.

Vetëm dhënia e laktobacideve për të krijuar një pehash normal që mos krijohet infeksioni
në vaginë, vagina ka mikrobiomën e vetë dhe ka një pehash të vetin 3.8-4.2. Në këtë pehash nuk zhvillohet asnjë mikrob.

Nëse ti bën marëdhënie seksuale me një tjetër e ky është i infektuar atëherë mikrobet zhvillohen, ulet acidfiteti e nis infeksioni. Po ta kurosh me antibiotik shktarrohet gjithcka.

Duke rregulluar pehashin nuk i japim mjedis të favorshëm mikrobit e ky pehash nuk lejon të zhvillohet infeksioni, po u vendos pehashi është shumë normal.

Vitamina D është esenciale se është hormon që futet në qelizë bërthamë e ka shpëtuar disa njerëz nga Covid, se e “ha” virusin.

Ne kemi një mangësi tek gratë, hekuri dhe vitamina D. Kjo e fundit tek njerëzit normal duhet të jetë 70, jo 30 se kaq është minimumi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura