Kënga e Keisit ‘diss’ për ish-banorin e Big Brother VIP? Reagon Krist Alijaj: Mund të jetë për mua ose ish tjetër

May 31, 2023 | 11:03
SHPËRNDAJE

Keisi Medini dhe Krist Aliaj ishin ndër emrat më të komentuar gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP pas romancës së tyre e cila nuk zgjati shumë.

Pas mbarimit të spektaklit, Kristi ka treguarse se për sa kohë ishte në atë marrëdhënie ndihej mirë dhe se të dyja palët ishin në një njohje por më pas dolën në përfundimin që nuk ishin të përshtatshëm për njëri- tjetrin dhe se nuk ka më asnjë mundësi për tu rikthyer bashkë.

Disa ditë më parë, Keisi publikoi projektin e saj më të ri muzikor e cila titullohej “Bye Bye” dhe në rrjet u aludua se kënga ishte një “diss” për ish-finalistin. E së fundmi Kristi ishte i ftuar në “Shqipëria Live” është pyetur se ëfarë mendon për zërat që kanë qarkulluar se kënga ishte për të.

“Nuk e kam dëgjuar me vëmendje po e kam dëgjuar nga burimet se ishte “diss” ajo ‘bye bye’, kam qenë i sinqertë kur thash që nuk më intereson nuk më intereson, nuk bëj lojra, mund të jetë për shumë çuna nuk e di nëse eshtë për mua apo për ndonjë ish tjetër…”– u përgjigj ai.

Kujtojmë se Kristi ka treguar se pas përfundimi të spektaklit mes tij dhe këngëtares nuk ka pasur asnjë komunikim apo të kenë shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin por vetëm janë takuar në festat që u organizuan pas natës finale dhe janë përshëndetur “si dy njerëz” normalë.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura