“Kemi një ulje të pragut të moshës të shfaqjes së infarktit”- Kardiologia për Panorama TV: Covid-19 ka çuar në rritjen e numrit të personave të “goditur” nga ataku kardiak

May 4, 2023 | 15:37
SHPËRNDAJE

Kardiologia Daniela Teferiçi është shprehur se në Shqipëri kemi një ulje të pragut të moshës së shfaqjes së infarktit të miokardit.

fhljgls

Komentet Teferiçi i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku paraqiti edhe disa informacione për të bërë të mundur parandalimin e këtyre sëmundjeve.

Ajo shtoi se pandemia Covid-19 ka çuar në rritjen e numrit të personave të goditur nga ataku kardiak.

“Çdo virus, çdo infeksion rrit Dodimerin. Ky inflamacion që shpërtheu në kohën e Covid, çoi në rritje të numrit të atakeve kardiakë. Ankthi të prish cilësinë e jetës. Një situatë stresante e vazhdueshme shërben si shkak që të shpërthejë sëmundja, e cila është aty, ekziston. Varet shumë nga ushqimi që ushqehet fëmija. Vjen një moment që këto pllaka yndyrore zënë enët e gjakut. Dhe shkaktohet atak kardiak.

Sëmundja kryesore që mban vendin e parë në botë për vdekshmërinë është infarkti i miokardit. Ka shumë shkaktarë. E dinë të gjthë atë kolesterolin e keq, duhani, hipertensioni. Hipertensioni është një vrasës i heshtur, të vret trurin, të vret zemrën. Jo vetëm hemoragjia cerebrale, por jep ndryshime të trurit që e bëjnë personin invalid. Gjithmonë fillon te diagnoza. Gjithçka fillon te parandalimi. U sëmur, u trajtua, duhet parandalimi të vazhdojë.

Vazhdohet të haet yndyrë shtazore me shumicë. Jamë më të këqija këto fast-fudet. Stili i jetesës është kryesori. Stili i jetesës do të thotë sa hamë dhe sa lëvizim. Jeta sedentare çon në obezitet. Çon në rritje të insulinës, në obezitet. Çon në gjithë këto faktorë që përkthehen ndryshe në atak kardiak. Ka pasur një trend ulës, një shfaqje të sëmundjes te të rinjtë. Do të shpjegoja më parë se nëse infarkti ndodhte te meshkujt, sepse meshkujt preken më shpejt se femrat. Kemi një ulje të pragut të shfaqjes së sëmundjes. Fillon që nga mosha 40 vjeç”, u shpreh Teferiçi.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura