“Këmbanë alarmi mungesa e fuqisë punëtore për bizneset”- Zyrtari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Panorama TV: Pr.ligji për amnistinë fiskale nuk garanton transparencë

Mar 16, 2023 | 16:01
SHPËRNDAJE

Drejtori ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj deklaroi në Panorama TV se mungesa e fuqisë punëtore për bizneset është një këmbanë alarmi për të punuar që fenomeni i shpopullimit të ndalet.

Mullaj u shpreh se largimi i fuqisë punëtore nuk ndodh vetëm për çështjen e pagave por edhe se si njerëzit ndihen të angazhuar apo të kënaqur me punën që bëjnë.

“Të gjithë e pranojmë që kemi problemi me fuqinë punëtore kjo është evidente Dhoma Amerikanë çdo vit zhvillon një anketim me anëtarët e vet aty janë matur të gjithë këto parametra, tani ne jemi në një fazë që e kemi evidentuar kuptohet që politika qeveritare dhe koordinimi me arsimin dhe mbështetja nga qeveria janë të rëndësishme ne po përmirësojmë aspektin e të bërit biznes, nuk është vetëm çështje pagash por dhe si njerëzit ndihen të angazhuar apo të kënaqur me punën që bëjnë të gjithë ta konceptojnë si një partneritet kjo do të bëjë që bizneset të përqasin fuqinë më të mirë kualifikuar që njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri, është një këmbanë e fortë alarmi për të punuar sëbashku dhe mbajtur fuqinë punëtore dhe garantuar që biznesi të vijojë punën”, tha Mullaj.

Gjithashtu, Mullaj komentoi edhe pr.ligjin për amnistinë fiskale nga i cili qeveria nuk është tërhequr pavarësisht kundërshtimeve nga ndërkombëtarët duke thënë se ky ligj nuk garanton transparencë.

“Qëndrimi Dhomës është ai që është deklaruar bazohet tek ato boshte kryesore që pak a shumë janë përmendur në deklaratën e parë por është shumë në linjë me partnerët ndërkombëtare si qëndrimi i BE dhe FMN që janë shumë të rëndësishme për ne në momentin që ligji nuk garanton transparencë të plotë, apo bashkërendimin të dy amnistive. Ne nuk do të dalim asnjëherë nga parimet që kemi realizuar në qëndrimin tonë fillestar në momentin që ato parimet garantohen dhe partnerët japin okei ne do ta pranojmë”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura