Kejn “kërcënon” Junajtidin: Nuk do ta harroj kurrë, trajnerit i duhet kohë

Sep 19, 2023 | 16:13
SHPËRNDAJE

Bajern Mynih-Mançester Junajtid është pa dis kutim kryefjala e javës së parë në Ligën e Kampionëve. Edhe pse ekipet vijnë nga forma të ndryshme, sërish përballjet historike dhe fanella e rëndë i jep akoma me tepër ngjyra kësaj “përplasjeje”. Herri Kejn, në prag të duelit, ka folur për “Sports Illustrated”, duke u rrëfyer përpara debutimit me Bajernin në Champions, pa lënë në vijnë të dytë rivalin dhe Tuhelin.

herri kejn

DEBUTIMI-“Ligën e Kampionëve e cilësoj si turneun më special në rang klubesh dhe takimi im i parë me Bajernin nuk do të shuhet kurrë. Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë, pra me fitore. Grupi ka potencial të frikshëm dhe më jep besim se do të kemi shanset tona në vazhdimësi”, tha kapiteni i përfaqësueses angleze. Është fakt se Herri Kejn edhe në intervistën e parë për si bavarez, tha se Liga e Kampionëve ishte ambicia kryesore që e shtyu drejt Mynihut, sigurisht me bindjen e trajnerit Tomas Tuhel. Herri në periudhën me Totenhemin nuk e ka varur dot medaljen e fituesit, ndonëse në vitin 2019 ishte shumë pranë, por Liverpuli i Salahut dhe Klopit ia hoqi mundësinë e triumfit.

RIVALI-“Pavarësisht se Junajtidi nuk është në momentin e tij më të mirë, sërish s’do të jetë e lehtë. Është ndeshja e parë dhe klubet do të kërkojnë të japin më të mirën, aty ku llogaritë dalin në plan të dytë. Nga krahu tjetër ekziston edhe hipoteza se rivali mund ta analizojë edhe si duelin e duhur për të kthyer trendin negativ në rezultate. Championsi vë përballë ekipet më të mira, prandaj nuk ka kundërshtarë të lehtë”, shtoi futbollisti me numër 9 në tempullin e kampionëve të Bundesligës.

MARRËDHËNIA ME TUHELIN-“Trajner me ide të shkëlqyera dhe zotëri në sjellje. Marrëdhënia jonë është pozitive dhe me kalimin e javëve do të bëhet edhe më efikase. E them me bindje se ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe më shtyn drejt limiteve. Jemi vetëm në fazën e parë të sezonit dhe jo gjithçka mund të shkojë në mënyrë perfekte, por kemi ecur mirë dhe Tuheli ka meritat e tij. Vazhdimësia do të jap frytet në bashkëpunim më solid rreth praktikave në stërvitje dhe aplikimin e tyre në lojë”, vijoi “pyka” 30-vjeçare në gjirin e bavarezëve.

LIDERSHIPI-“S’kam bërë asgjë ndryshe krahas ekipeve pararendëse. E vërtetë se më pëlqen të udhëheq dhe këtë nuk e mohoj. Flas me shokët, i ndihmoj të përmirësohet. Të jesh kapiten ta bën më të lehtë menaxhimin e situatave dhe rolin e liderit. Mendoj se çdo skuadër e suksesshme ka nevojë për një bërthamë të fortë drejtuese dhe ne e kemi te Bajerni”, përfundoi me nota të sigurta Herri Kejn. Para disa ditësh u tha në mediat gjermane se futbollisti në fjalë ka marrë stafetën e “shefit” në kontingjentin e rekordmenëve, e ku fjala e tij do të bëjë ligjin, më pas vijnë Myler e Kimish.

SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura