Katër viktima në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja pozitive kishte në Kosovë

Oct 28, 2020 | 15:16
SHPËRNDAJE

testi korona kosove

Rritje e shifrave të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të mërkurën (28 tetor) janë konfirmuar 281 të infektuar pas 932 testeve.

Ndërsa katër persona e kanë humbur jetën në pak orë nga Covid-19.

Raste aktive aktualisht janë 2.658.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar si të shëruar edhe 97 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars në Kosovë janë infektuar 18.626 persona, prej të cilëve 673 kanë vdekur ndërsa 15.295 janë shëruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura