“Karrigia e kryeministrit u përdor për të goditur kundërshtarët”- Vasili në Panorama TV: Rama çoi informacione të rreme në SHBA, shtyu administratën të marrë vendime të gabuara

Jan 31, 2023 | 18:44
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka folur në lidhje me skandalin “McGonigal”, ku dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.

I ftuar në Panorama TV me gazetarin Ervin Kukeli, Vasili deklaroi se maxhoranca ka dërguar në SHBA informacione të paverifikuara duke shtyrë administratën amërikane të marrë vendime të gabuara.

“Problemi është i tillë, detyra shtetërore është shpërdoruar. Si e imagjinojmë ne si qytetarë. Ti shpërdoron detyrën tënde për interesa të tjera që janë interesa meskine. Pse duhet të çosh informacione fshehurazi. Opozita është një institucion kushtetues ashtu si maxhoranca që ndajnë rolet. Njëri merr vendimet tjetri kontrollon.

Sot që flasim bashkë, nuk kam informacion për Portin e Durrësit. Transparenca nuk është dimensioni i tyre sepse kanë gjithmonë gjëra të pista të për të fshehur. Janë përcjellë informacione në SHBA të transformuara, të paverifikuara duke e shtyrë administratën amerikane të marrë vendime jo të drejta dhe të harbuara”, deklaroi Vasili.

Ai u shpreh se Rama ka akuzuar opozitën për rubla dhe i ka kërkuar asaj të mos shajë vendin në gjuhë të huaj ndërkohë që të njëjtën gjë bën edhe vetë duke shkelur edhe parimet e saj.

“Karrigia e kryeministrit është përdorur kundër kundërshtarëve të tij politikë. Çfarë shërbimi u ofrua për ato para. Partitë politike mund të bëjnë edhe shërbime lobimi por të gjitha i kanë të deklaruara. Shqipëria nën sanksione. Ky ka bërtitur opozita e rublave. Ku është ky tani. Ky ka thënë opozita të mos shajë në anglisht maxhorancën. Po ky çfarë bën vetë. E kuptoni se çfarë kryeministri kemi?

Po inskenojmë sikur ju jeni kryeministri dhe unë jam McGonigal. Sot përpara publikut dhe përpara medias që është pasqyra e të vërtetës. Kjo quhet transparencë. Ne për çdo çështje që kemi akuzuar maxhorancën jemi kujdesur që çdo fakt të jetë i verifikuar. Unë kam çuar çështje në SPAK që nuk preken me dorë. Është drejtësi e kapur, me regji. Në rast se nuk do ishte e tillë do priste që pasi hapet një hetim i tillë, i këtij dimensioni.

Ky të bën një presion të caktuar edhe për këtë. Dua të them këtë që po ta shikoni këtë hetim, kryeministri sheshit. Ka një seri gjërash që duhen hetuar me detaje. Janë një seri elementësh. Nuk ka asgjë nga SPAK.

Të ndihemi pas reformës në drejtësi me më pak drejtësi se kurrë. Asnjë parametër i kësaj reforme nuk është jo një hap përpara por as te niveli i drejtësisë që lamë pas”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura