Kapen në Greqi 320 kg kokainë në kontejner me karkaleca që vinte nga Amerika Latine, droga kishte destinacion Shqipërinë

May 23, 2024 | 9:55
SHPËRNDAJE

Gjithsej 320 kilogramë kokainë brenda dy kontejnerëve që transportonin karkaleca nga Amerika Latine janë gjetur nga oficerët e portit në portin e Pireut.

kontejner

Sipas SKAI destinacioni final ishte Shqipëria, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.

Policia ka arrestuar 3 persona dhe nje grek, ndërkohë njeri prej tyre ishte ne kerkim prej 2017.  Ai ishte i përfshirë në një rast tjetër droge pasi u arrestua për prodhimin e pilulave kaptagon të cilat njihen si droga xhihadiste.

Personat e arrestuar janë Jasona Mërkuri 54 vjec, Aleksandër Mërkuri 45 vjec, Marsel Stafaj 36 vjec dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjec.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura