“Kanë bërë ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale”-Komisioni Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji: Do shikoni spektakël të zi

Apr 2, 2024 | 16:17
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, që është edhe kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka deklaruar se është bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale.

Ervin Salianji-kryetar-komision-hetimi-Parlamenti-Kuvendi-toni-gogu-opozita-maxhoranca (24)

Në fjalën e tij ai tha se dëshmitarët do t’i gjejnë dhe ata nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë.

Sipas deputeti Salianji ajo që ka ndodhur me ndërhyrjen në sistemin TIMS është një spektakël i zi dhe një ngjarje e keqe për Shqipërinë.

“Një gjë po jua qartësoj prapë, të gjithë personat e kërkuar nga ne si dëshmitarë janë persona që kanë lidhje me ngjarjen. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi.

Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do ti gjejmë ata do ti kapim ata para publikut dhe do ti çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”, tha Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura