Kandidati për ambasador në SHBA, Agim Nesho në Panorama TV: Do i shërbejë interesave të Ramës, një njeri brenda deleve të radhës së kryeministrit

Jun 9, 2023 | 18:51
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, ka komentuar përzgjedhjen e kandidatit për ambasador të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushatit.

Capture

Përmes një interviste në Panorama TV, Nesho u shpreh se nuk kishte asgjë kundër emrit dhe aftësive të tij, por sipas tij, ai do të jetë në atë pozicion për t’i shërbyer interesave të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Neshos, Bushati do të njetë njëri prej ‘deleve’ të radhës së kryeministrit dhe shtoi se kushdo që do të vendosej në atë pozicion, do të duhej t’i shërbente një diktatori, siç etiketon ai Ramën.

“Rama është i kapur në vjedhjet e zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri. Duket se Rama ka nëj përkrahje nga njerëz që kanë interesa të caktuara në Shqipëri. Ka mbështetje nga Soros. Është alarmante të shikosh gjendjen ku ka përfunduar vendi kur shikon që mbështesin një njeri të korruptuar.

Unë mendoj që pavarësisht, ndoshta në ndonjë rast nuk i pëlqen retorika e Kurtit, Kurti ka të drejtë për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës. Zgjidhja ideale nis nga zgjidhje shumë të thjeshta. Kosova duhet të ndajë linjat se çfarë është e aftë të bëjë vetë. A përfaqëson Edi Rama Kosovën? Përkundrazi, Kosova duhet ta shohë si element kundër interesave shqiptare në Ballkan. Rama nuk është faktor, por është i vetëservirur dhe i propozuar nga element serbo-rus për të realizuar projektet e tyre. Duhet të demaskojnë elementët relevantë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se këta element nuk kanë mbështetje popullore dhe nuk kanë efekt. Duhet të tregohet që shqiptarët, forcat politike kudo që janë, të krijojnë një koalicion të ri properëndimor për të ruajtur vlerat pro-perëndimore të Shqipërisë. Politika e Vuçiç dhe Ramës do e çojë Shqipërinë drejt lindjes.

Sfidat e një ambasadori në SHBA janë shumë të mëdha, por vendimmarrja është e një personi, Edi Ramës. Jo se aftësitë e Ervin Bushatit nuk janë të duhurat, por do ti shërbejë me besnikëri Ramës. Ata nuk mund të ndajnë se çfarë është çështja kombëtare dhe interesat e një personi që përdor të gjitha mënyrat për të mbajtur pushtetin. Unë nuk shpreh asnjë vërejtje ndaj formimit intelektual të zotit Bushati, por është një njeri brenda deleve të radhës që ka zoti Rama. Një njeri që kur vjen në raport me interesat e kombit, Rama e ka vënë që të mos jetë i tillë.

Politika shqiptare i përdor ambasadorët. Roli i ambasadorit fuqizohet. Unë mendoj që në kushtet e një regjimi, edhe ambasadorë të rangjeve ndërkombëtare, edhe Obamën ta çosh përfaqësues të Shqipërisë në Uashington, ai do t’i shërbejë interesave të Ramës, do e shohë si fanar ndriçues.

Komuniteti shqiptar në SHBA është shumë i madh, ne vlerësohemi mbi 1 milion shqiptarë. Është një komunitet i fuqishëm. Sipas të dhënave të DASH, ne kemi shqiptarë në të gjitha shtetet e SHBA-së. Edhe në Alaska, në vitin 2003-2004 jetojnë rreth 200 shqiptarë. Komuniteti shqiptar është shumë i fragmentarizuar. Ka mbetur si skllav i politikave të ditës të grupimeve politike. Nuk kanë arritur as të shkëputen nga vendi i tij, por as nuk janë integruar totalisht në SHBA. Do të jenë këtë shqiptarë të ameriaknizuar që do të mbrojnë çështjen shqiptare dhe nuk do të lejojnë që Shqipëria dhe Kosova të cilësohen si vende vasale”, u shpreh Nesho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura