Kandidati i PS për Bashkinë e Vlorës në Panorama TV: Ka ende probleme! Me përfundimin e aeroportit do të hapen 1200 vende pune

May 10, 2023 | 21:29
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha, është shprehur se qyteti ka ende probleme.

dgkfh

Komentet Dredha i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se me përfundimin e aeroportit do të happen 1200 vende të reja punë.

Ai tha se nëse do të zgjidhet kryebashkiak në këtë qytet, prioritet do i jepet turizmit, për të cilin tha se duhet të jetë present në 12 muajt e vitit.

“Unë mendoj që në një fashë kohore 5 vjeçare, Vlora do të jetë një qytet i ndryshuar. Me projektet që kanë filluar, ajo që unë jap është ritmi që ka vendosur qeveria shqiptare bashkë me kryeministrin.

Ka probleme në Vlorë, duhet të jetë fokusi te turizmi, turizmi duhet të shkojë në 12 muaj. Ideja është këtu, Vlora ka filluar të ndryshojë shumë nivelin e shërbimit. Ua siguroj që Vlora ka ndryshuar shumë, por do të jetë edhe më mirë. Me përfundimin e Aeroportit të ri do të happen 1200 vende të reja pune. Edhe rinia që ka vendosur të mos jetojë në qytet, duhet të kuptojë që e ardhmja është Vlora.

Pse nuk ka qenë Vlora e pastër mund të ketë shumë pikëpyetje pas. Unë mendoj me vizionin tim mund të bëhet më shumë. Një qytet që kërkon turizëm, do një pastërti absolute. E shikoj që ka mangësira në këtë pjesë. Ka ndryshuar edhe skema sesi do të bëhet pastrimi i qytetit të Vlorës. Unë do e filloj kërkesën e llogaridhënies nga punonjësi i parë te i fundit në bashki.

Janë 1100 kosha që i kemi gati. Edhe hedhja e plehrave duhet të bëhet me orar. Me këtë aeroport të ri që po ndërtohet, ne do të sjellim më shumë biznes. Them se është momenti i duhur, tani është thjesht projeksion, ndërsa përsa u përket start-upp ne duhet të mbështesim të rinjtë. Ka shumë biznese që janë të shpërndara dhe mund të mblidhen në një vend”, u shpreh Dredha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura