“Kam një lajm shumë të keq për ju”/ Olta Gixhari flet për pjesëmarrjen në jurinë e ‘Dancing With The Stars’

Sep 26, 2023 | 13:09
SHPËRNDAJE

Vetëm disa ditë na ndajnë nga startimi i edicionit të dytë të “Dancing With the stars”, ku gjithçka duket gati tani për të mirëpritur VIP-at në pistën e kërcimit. E së fundmi, aktorja e njohur Olta Gixhari është anëtarja e parë e konfirmuar e jurisë së spektaklit më të madh të kërcimit, Dancing With the Stars.

Olta Gixhari 2

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë Olta Gixhari dhe faqja e “Dancing With the Stars“, në Instagram.

Aktorja shumë e dashur për publikun, pjesëmarrëse edhe e “Big Brother Vip2” njihet për pasionin e saj për kërcimin.

Këtë herë Oltën do e shohim teksa vlerëson konkurrentët krah kryetarit Ilir Shaqiri, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës.

“Kam një lajm shumë të keq për ju, sikur të mos mjaftonin 100 ditë brenda shtëpisë së Big Brother Albania, un do të jem edhe anëtarë jurie në Dancing With The Stars, taksirat!”,- shprehet Olta Gixhari në videon prezantuese.

Olta Gixhari

Konkurrentët që janë zbuluar deri deri më tani janë: politikani, Saimir Korreshi, këngëtarja Enxhi Nasufi dhe Atlanta Kërçyku, Fifi, Sardi Strugaj, Elvis Pupa, Juliana Nara, Arnita Beqiraj, Ina Kollçaku, Armaldo Kllogjeri, aktori Roerd Toçe, Ronaldo Sharka dhe Irgen Cela.

Edhe këtë vit thuhet se emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani dhe pritet të nisë muajin e ardhshëm.

Kujtojmë se fituesja e edicionit të parë ishte Sara Hoxha dhe partneri i saj i kërcimit Luixhino duke marrë kështu çmimin e madh prej 50 mijë euro.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura