“Kam ndjenja të forta për të, e dua”- Luizi i gatshëm të martohet me Kiarën, bën propozimin: Vetëm fusni priftin këtu dhe… Ja si do ua vërtetoj që s’po luaj me të

Feb 1, 2023 | 9:55
SHPËRNDAJE

Luiz Ejlli ka shprehur hapur dashurinë dhe pëlqimin ndaj moderatores, Kiara Tito në shtëpinë e BBV. Teksa ka bërë plane për të pasur fëmijë me të, ai është shprehur se është i gatshëm të martohet me moderatoren gjatë kohës që është pjesë e spektaklit.

luiz kiara

Spektikëve, të cilët dyshojnë se ai po e përdor Kiarën për lojë, këngëtari iu është përgjigjur se të kundërtën do ua vërtetojë duke i ftuar në dasmë.

Luizi: Unë Luizi i vërtetë jam vetëm kur jam me Kiarën dhe flitet për Kiarën, duke marrë parasysh që kam ndenja të forta për të dhe e dua. Unë nga momenti që kam shkelur në këtë shtëpi kam thënë do luaj, kur pashë Kiarën u bllokova totalisht, të betohem.

Zhaklin Lekatari: Si do na e vërtetosh që nuk po luan me Kiarën?

Luizi: Do të të ftoj në dasmë! Me zor do të të marr në dasmë, do e shtyj nëse s’je këtu.

Arbana Osmani: Në rast se, Kiara dashurohet dhe pasi i propozon për martesë të thotë “Po”, do e bëjmë një dasmë në BBV?

Luizi: Vetëm në fusni priftin dhe e keni të kryer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura