“Kam harruar ndjesinë e të bërit s*ks”- Nga “hakmarrja” e Ronit pas ndarjes me sherr, tek lidhja e re e Bojken Lakos dhe planet për dasmë të Bora Zemanit, rrëfehet Semi Jaupaj

Dec 5, 2022 | 10:22
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Semi Jaupaj është single pas ndarjes nga Ron Zaiti, romancë për të cilën u përfol shumë në mediat rozë, por që asnjë prej tyre nuk e pranoi publikisht.

semi jaupaj

Thashethemet u ndezën pasi dyshja u panë shumë të afërt në videokipin e këngës së tyre “All Your Lovin”. Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet.

semi jaupaj roni2

Por kjo lidhje ka zgjatur pak dhe Roni është “hakmarrë” duke fshirë këngën e tyre nga kanali i YouTube. Lajmin e pohoi vetë Jemi Jaupaj e ftuar në emisionin “Zemër Luana”.

semi jaupaj5

“Kënga ime në YouTube, “All Your Lovin”, nuk është më në  YouTube sepse është fshirë nga Roni”, tha ajo, kur iu kërkua të tregonte një sekret të këngëtarit, e më pas shtoi: “Është fshirë, çfarë t’i bëjmë.”

semi jaupaj roni5

Pyetjes nëse është e tërhequr pas marrëdhënieve intime, Semi Jaupaj iu përgjigj: “Unë për momentin e kam harruar këtë ndjesinë se jam vetëm.”

semi jaupaj roni4

Ndërsa foli shkurtimisht edhe për romancën e re të Bojken Lakos, ish partnerit të saj prej 10 vitesh, ku u shpreh: “Është në një lidhje të re, me një vajzë simpatike dhe bionde”.

semi jaupaj bojken lako8

Semi Jaupaj, e cila është edhe mike e ngushtë e Bora Zemanit, tregoi se moderatorja dhe partneri i saj Donald Veshaj nuk kanë plane për dasmë së shpejti, duke shtuar se di shumë sekrete të saj, por refuzoi t’i tregojë.

bora zemani semi jaupaj

“Di shumë sekrete të saj, por zgjedh të pi. Komenti im në Instagram-in e Borës ishte për qejf sepse unë i them nuse. Pra nuk ka një dasmë së shpejti, më vjen shumë keq”, u shpreh këngëtarja.

semi jaupaj bora zemani semi jaupaj3 bora zemani semi jaupaj4 semi jaupaj7 semi jaupaj semi jaupaj9 semi jaupaj8 semi jaupaj10 semi jaupaj7 semi jaupaj6 semi jaupaj5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura