“Kalova në depresion”/ Françeska Murati rrëfen vështirësitë pas lindjes së djalit: Marrëdhënia me bashkëshortin ishte e vështirë, por…

Apr 22, 2024 | 12:12
SHPËRNDAJE

Ish-Missi Françeska Murati ka treguar se ka kaluar në depresion pas lindjes së djalit të saj.

franceska murati
Gjatë një bisede me moderatorin Meriton Mjekiqin, konkurrentja u shpreh se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe në marrëdhënien me bashkëshortin e saj.

Françeska Murati u shpreh se ka pasur një “barrierë të madhe” mes saj dhe partnerit për shkak të depresionit, por theksoi se tashmë e ka kaluar.

55

Unë para se të hyja në ‘Big Brother’ kam pas kaluar një periudhë shumë të vështirë mbas lindjes së Charlit se kalova në depresion pas lindjes. E kam pasur pak të vështirë në marrëdhënie me bashkëshortin se kam qenë shumë e ftohtë, nuk kam qenë vetja ime. Dhe është shumë e çuditshme se si ndikon në natyrën tënde bërja mami. Ka qenë shumë e vështirë në marrëdhënien me bashkëshortin se kisha një barrierë shumë të madhe nga ajo që po kaloja. Tani e kam kaluar”– tregoi Françeska.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura