“Ka një propozim të një projektligji për vendosjen e minimumit jetik”- Manjani flet për sigurimet shoqërore:  Jemi gati për negociata me Greqinë, por…

May 13, 2024 | 12:25
SHPËRNDAJE

Zëvendësministrja e Financave, Olta Manjani, në Komisionin e Ligjeve ka folur për sigurimet shoqërore dhe negociatat për një marrëveshje me Greqinë.

olta manjani

Manjani u shpreh se pala shqiptare është gati për marrëveshje, por nuk nuk ndodh njësoj në Greqi, ku tha se do t’u duhet shumë vullnet politik.

 “Marrëveshjet hynë në fuqi dhe përfituesit fillojë të përfitojnë në momentin që ju del e drejta për pension. Aktualisht i kemi sipas shteteve dhe viteve. Në total janë rreth 650 përfitues të cilët  kanë aplikuar për përfitimin e pensionit pas nënshkrimit dhe hyrjes së marrëveshjeve në fuqi në vitin 2005.

Ndërkohë, në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, për herë të parë në vitin 2023 kemi bërë dy raunde bisedimesh në nivel teknik me palën greke, ku janë prezantuar skemat e sigurimeve shoqërore të dyja instituteve për t’u njohur më shumë me përputhshmërinë e skemave dhe për të parë nëse janë kompatibël për fillimin e negocimit për një marrëveshje kuadër.

Jemi në pritjen e palës greke për të konfirmuar fillimin e negociatave. Është një proces që do të kërkojë shumë vullnet politik nga pala greke,  por pala shqiptare është gjithmonë gati në momentin që bie dakord pala greke për të filluar negociata.

Do të jetë një ndër marrëveshjet kryesore, siç ishte ajo me Italinë, për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve”, u shpreh ajo.

Manjani foli dhe për skemën e re për sigurimet shoqërore për pensionistët brenda Shqipërisë, ku tha se ka një projektligj për minimumit jetik.

“Skema e sigurimeve shoqërore, pas rishikimit të saj në vitin 2014, ku qëllimi kryesor i reformimit, ishte rritja e bazës kontributeve, është në rishikim. Qëllimi kryesor i reformimit të skemës së pensioneve është rritja e bazës kontributeve,  duke pasur parasysh të gjithë faktorët demografike siç është plakja e popullsisë ndaj për këtë arsye jemi në tentativa për ta rishikuar skemën.

Vlen për t’u përmendur, se për herë të parë, vitin e kaluar, kemi një ngushtim të hendekut të deficitit.

Ka një propozim të një projektligji për vendosjen e minimumit jetik, që do të lidhet dhe me nivelet e pensionit,.  Propozimi sapo ka ardhur dhe ekspertet po e shqyrtojnë dhe në vijimësi do ta merrni vesh ecurinë e rishikimit të skemës.  Jemi në proces dhe nuk ka asnjë konkluzion”, tha ajo.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura