Justin Bieber thyen rekordin e Elvis Presley të vendosur 59 vite më parë

Feb 24, 2020 | 15:32
SHPËRNDAJE

Justin Bieber i mungoi për disa viteve fansave të tij pasi u shkëput nga muzika për tu përqendrua tek shëndeti mendor. 

Por ylli i popit bëri një mungesë për tu rikthyer më i fortë se kurrë, madje duke thyer rekordin e legjendës Elvis Presley.

Justin nxori albumin e tij të shtatë “Changes” që debutoi në krye të tabelës së Billboard në SHBA, të vendosur nga Presley 59 vite më parë.

Këngëtari kanadez është artisti më i ri me 7 albume në vendin e parë, në moshën 25-vjeçare.

Elvis ishte 26 vjeç kur e vendosi këtë rekord me Blue Hawaii në 1961.

“Changes” është albumi i parë i Justin pas katër vitesh. Vetëm vitin e kaluar numri i kopjeve të shitura ishte 231.000 duke zënë vendin e parë. Gjithashtu albumi kryesoi tabelën e Billboard në Britani javën e kaluar.

Në disa prej këngëve të albumit, Justin reflekton për gabimet e adoleshencës ndërsa disa të tjera ia kushtoi bashkëshortes së tij, modeles Hailey Baldwin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura