Jep spektakël me topin edhe si trajner, “The Sun” shkruan për Sylvinho-n: Teknikë e shkëlqyer edhe me kostum

Mar 28, 2023 | 17:49
SHPËRNDAJE

Trajneri Silvinjo debutoi me humbje në drejtimin e Kombëtares kuqezi ndaj Polonisë në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Media britanike “The Sun” i ka dedikuar një artikull 48-vjeçarit brazilian.Collage Maker-28-Mar-2023-05-06-PM-294“Braziliani e filloi karrierën e tij si futbollit në Korinthinas dhe në vitin 1999 u transferua tek Arsenali duke luajtur 80 ndeshje në dy sezone. Më pas shkoi në Spanjë në ekipin e Selta Vigos. Dhe në 2004-ën u transferua tek Barcelona aty ku ndihmoi katalanasit të fitonin tre herë La Ligan dhe dy herë Championsin në vetëm pesë sezone. Karriera e tij si futbollist përfundoi në  vitin 2010 pas një sezoni tek Mançester Siti. Dhe ky person nuk është tjetër veçse Silvinjo. Ai tani ndodhet në krye të ekipit kombëtar të Shqipërisë pas periudhave menaxheriale në Lion dhe Korinthians.

Ndihmësi i tij është ish-ylli i Mançester Sitit dhe Argjentinës, Pablo Zabaleta. Dyshja bënë debutimin e tyre si menaxherë në Shqipëri në humbjen e mbrëmshme 1-0 ndaj Polonisë në kualifikueset e Euro 2024.

Silvinjo bëri një lëzivje teknike të shkëlqyeshme. Ai kontrolloi bukur një top që ra nga qielli me një prekje të shpejtë të këmbës. Dhe këtë e bëri teksa ishte i veshur me një kostum duke qëndruar në vijën anësore”, shkruhej në artikullin e “The Sun”2024-group-e-qualifying-soccer-805984862

Tifozët sigurisht që ishin të emocionuar, me një që tha: “Teknika e Silvinjos është spektakolare”.

Një tjetër shtoi: “Në kulmin e karrierës së tij.”

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura