“Je arrogant”- Megi Pojani acarohet dhe shpërthen keq ndaj konkurrentit të “Për’Puthen”: S’do dilja kurrë në takim me ty (Video)

Sep 27, 2023 | 12:57
SHPËRNDAJE

Megi Pojani është moderatorja më e re në “Për’puthen”, dhe deri më tani ajo është pëlqyer mjaft nga publiku për drejtimin e emisionit.

E një incident i papritur ka ndodhur gjatë puntatës së djeshme, teksa Megin nuk e kanë mbajtur nervat dhe ka shpërthyer ndaj konkurrentit më të ri Orjanit.

Megi u shpreh se Orjani është shumë arrogant dhe se ajo nuk do dilte kurrë në një takim me një djalë të tillë.

Debati:

Megi: Je shumë arrogant

Orjani: Ku e pe arrogantin?

Megi: Je shumë arrogant, dhe je zhurmues. Unë s’do dilja kurrë në një takim me ty. Ja të tregoj pse iku Sahitja nga studio. Jepi kohë vetes që të procesosh mendimin në kokë, ke një mani…

Orjani: E ke gabim…

Megi: Mos fol pra mbi mua

      
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura