“Janë të degjeneruar”- Kryeministri rus Medvedev kërcënon Britaninë e Madhe: Është armiku ynë i përjetshëm, derisa ta çojmë në fund të detit ishullin e tyre

Apr 21, 2023 | 20:51
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, është shprehur se Britania është armiku i përjetshëm i Rusisë.

lcimg-66e89efd-80b0-405a-9f71-55ef33363680

Komentet Medvedev i bëri teksa i është përgjigjur sanksioneve që Britania e Madhe vendosi ndaj pesë shtetasve rusë gjatë ditës së sotme.

Sipas mediave të huaja, në aplikacionin e mesazheve Telegram, ish-presidenti rus e quajti monarkinë britanike “të degjeneruar” dhe i quajti kryeministrat e kaluar Theresa May, Boris Johnson dhe atë aktual, Rishi Sunak “krijesa shumë të çuditshme”.

Duke përdorur gjuhën diplomatike të Kremlinit, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Putinit shtoi: “Britania ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm”.

“Në çdo rast, derisa ishulli i tyre i paturpshëm dhe me lagështirë të neveritshme të shkojë në humnerën e detit nga vala e krijuar nga sistemi më i fundit i armëve ruse”.

“Le të jetë, siç kënduan Beatles …”, përfundoi Medvedev.

Kujtojmë se që pas nisjes së luftës në Ukrainë, në 24 shkurt të vitit të kaluar, përplasjet në distancë mes Rusisë dhe Britanisë kanë qenë shumë të mëdha, pasi Mbretëria e Bashkuar ka qenë një zë i fuqishëm në mbrojtje të Ukrainës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura