“Jam optimist se do t’i bindim të 5 shtetet”- Kryeministri Albin Kurti: Greqia është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës

Sep 8, 2023 | 14:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se është optimist se vendi tij do të arrijë të bindë pesë shtetet për njohjen e shtetit të Kosovës.

kurti mitsotakis

Në një intervistë për median TVP World, Albin Kurti është pyetur nëse Kosova do të arrijë që t’i bindë 5 shtetet brenda BE-së që ta njohin si vend të pavaruar dhe kush janë perspektivat e Prishtinës për t’u përfshirë në Union.

Në intervistë për korrespondentin Sascha Fahrbach, në Talin, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh optimist se do të arrijë që të bindë Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë.

Ai theksoi se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike në komunikim dhe bashkëpunim me vendet që nuk e njohin pavarësinë e shtetit.

“Në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës”, theksoi Kurti në intervistë.

Ai shtoi më tej se dëshira e vendit të tij për të hyrë në BE nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në Union, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjithashtu Kurti theksoi de Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura