“Jam i sigurtë që unë do e fitoj çmimin e madh”/ Konkurrenti i “BBV” e thotë “troç”: E di se çfarë do të votojë publiku

Apr 22, 2024 | 14:36
SHPËRNDAJE

Aktori i humorit, Julian Deda ka shprehur bindjen se do të jetë ai fituesi i këtij edicioni të “Big Brother ViP”.

Gjatë një bisede, moderatori Meriton Mjekiqi e ka pyetur aktorin nëse i shikon vajzat e famshme si finaliste të “Big Brother VIP”, por aktori është përgjigjur se: “Nuk jepet si përgjigje pasi s’jam publiku”.

Ndërsa më pas, Jul Deda, shtoi se për një gjë është i sigurtë, që është pikërisht ai fituesi i çmimit prej 100 mijë euro.

“Unë shikoj vetëm veten time fitues, të tjerët nuk i shoh”, theksoi ai.

Biseda  mes dy banorëve:

Meritoni: A i shef vajzat si finaliste

Juli: Kjo nuk jepet si përgjigje se s’jam publik

Meritoni: S’ka lidhje

Juli: Unë shikoj vetëm veten time fitues, të tjerët nuk i shoh

Meritoni: A e shikon se nuk i sheh vajzat si finaliste

Juli: S’dua të të jap përgjigje se nuk jam publiku

Meritoni: A e shef se nuk e beson

Juli: As për ty nuk e besoj more. Ti duke e zgjat sa po e zgjat (Meriton qesh)

Juli: Pse je i sigurtë ë? A je a s’je

Meritoni: Unë jam fitues, si ti që thua këtë gjë

Juli: Unë jam i sigurtë për këtë gjë

Meritoni: Edhe unë jam i sigurtë që e fitoj

Juli: A e din ti se çfarë voton publiku ë?

Meritoni: A e din ti?

Juli: Po

Meritoni: Po edhe unë e di

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura