“Jam i pafajshëm”- Akuzohet për atentatin ndaj baba e bir, flet Gjovalin Guri: Kur u vra xhaxhai isha i fshehur në një shtëpi! Ngjarjen e mësova nga….

Oct 3, 2023 | 18:37
SHPËRNDAJE

Gjovalin Guri, i cili kërkohet nga policia për atentatin ndaj baba e bir, Zef dhe Gjin Guri, ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje.

gjinguri
Gjin Guri

Nga arratia, ai rrëfeu për News24 se nuk është ai autor i krimit ku vdiq xhaxhai i tij dhe u plagos kushëriri, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit në aksin Shosh-Kir në Dukagjin.

Gjovalin Guri u shpreh kur ndodhi vrasja ka qenë në një shtëpi i fshehur ndërsa ngjarjen e ka marrë vesh përmes një telefonate.

Në një njoftim, Policia e Shkodrës, deklaroi se Gjovalin Guri ishte i dyshuari kryesor për shkak të një konflikti me djalin e xhaxhait për shfrytëzimin e një hapësire pyjore.

Por autori i dyshuar e mohon duke thënë se nuk merret prej 12 vitesh me shfrytëzimin e pyllit.

Gjithashtu mohon akuzat e ngritura ndaj tij rreth dy vite më parë Gjovalin Guri për kultivimin kanabisi, duke u shprehur është i pafajshëm.

Nga ajo periudhë, Gjovalin Guri vijon që të jetë në kërkim nga policia, ndërsa vrasja e xhaxhait të tij, Zef Guri dhe plagosja e kushëririt, Gjin Guri është një tjetër çështje që  rëndon mbi 40-vjeçarin, i cili pretendon se nuk dorëzohet nga frika e padrejtësisë.

I dyshuari ka apeluar shtetin shqiptar që të bëhet drejtësi dhe të hiqen akuzat ndaj tij, duke pretenduar se është i pafajshëm si për atentatin, por edhe për akuzat për kultivim kanabisi.

Çfarë deklaroi policia:

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 më 27 shtator, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, teksa baba e bir po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës.

Sipas uniformave blu, atentati ndaj baba e bir dyshohet se shkak janë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe baba e bir, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.

Autori i dyshuar është identifikuar Gjovalin Guri, i cili është shpallur në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

“Për kapjen e tij janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine”, njoftoi policia.

Ndërsa shtoi: “Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, kreu një sërë veprimesh në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Gj. G., i cili është shpallur në kërkim nga DVP Shkodër edhe për vepra të tjera penale.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura