“Jam i Antidrogës, mos bëj lëvizje të gabuara se e ke plumbin në ballë”- Si ra pre e grabitjes i riu në Tiranë, rrëfimi i të dhunuarit: Sebastjani nxorri një pistoletë dhe…

Aug 12, 2022 | 13:30
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar katër ditë më parë dy persona të dyshuar për një grabitje me armë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

tirane-policia-e-shtetit-700x466

Të arrestuarit, Ruzhdi Thano dhe Sebastian Ogiçi, kanë dalë parë Gjykatës ditën e djeshme dhe janë lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve të plota, ndërkohë që janë shpallur në kërkim Marius Fejzullau dhe Elvis Sejdo.

Siç pasqyrohet edhe në dëshmitë e dy të arrestuarve, si edhe personit të grabitur, katër të rinjtë që rrinin në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë, kishin informacion se një i ri i quajtur Sirian kishte para dhe ata bënë planin për ta grabitur.

DOSJA

Në dosjen e Prokurorisë, theksohet se personi në fjalë, me inicialet A.D ka thënë se gjatë grabitjes, njeri prej tyre i është prezantuar si punonjës policie. Në polici B.D ka deklaruar se ka mundur të njohë një prej autorëve, të cilin e njihte si Sebastjano Ogiçi.

“Pasi u largova nga puna bashkë me shokun tim, mbylla zyrën dhe dola me biçikletë, në rrugën dytësore, pranë qendrës tregtare, pash se po më ndiqnin nga pas dy djem me motor, ku njëri ishte pasagjer.

E njoh si Sebastjano Ogiçi, të dy këta shtetas afrohen dhe Sebastjani nxjerr një armë pistoletë ngjyrë të zezë dhe ma vendos armën anash trupit dhe më thotë ku i ke lekët dhe më kontrollon çantën dhe nuk arrin të shikojë mirë, pasi aty kisha një vlerë prej 1450 (një mijë e katërqind e pesëdhjete) Euro dhe 5000 (pesëmijë) Lekë dhe thotë ‘jam i Antidrogës’ dhe Sebastjani më vendos dorën mbi supe dhe thotë ‘hajde ikim tek zyra’ ku ai punonte, ndërsa personi tjetër më mori biçikletën me ngjyrë të verdhë dhe të zezë”, ka rrëfyer i riu në Polici. Në një përshkrim të autorëve, ai thotë se Sebastjani ishte i veshur me rroba ngjyrë të kuqe, ndërsa personi tjetër me sa kujton ishte me tuta të zeza dhe bluzë gri, ezmer me flokë të zeza që po ta shikojë e identifikon. “Pasi më hodhi dorën në qafë dhe mbante armën të mbështetur në trupin e tij janë drejtuar për te zyra ku ai punon, gjatë kohës që po ecnim në këmbë i thotë mos bëj lëvizje të gabuara se e ke plumbin në kokë në ballë.

Në fillim të rrugës ‘Bill Klinton’ në një bar, Sebastjan Ogiçi dhe personi tjetër që po e shoqëronin, te ky lokal takojnë dhe dy shtetas të tjerë që nuk i njoh, ata u bënë katër veta dhe Sebastjani vazhdonte thoshte na dërgo te zyra, ecin dhe ngjiten në maloren e rrugës ‘Bill Klinton’, kur i drejtohen pallatit bashkë me këta katër shtetas ku ndodhet zyra, arrin një moment dhe shkëputem me vrap, i bie nga mbrapa pallatit për të ikur, por më dalin para dhe më bllokojnë rrugën. Më godasin me grushte dhe më tërheqin çantën e krahut ngjyrë gri, ku brenda kisha vlerën 1450 (një mijë e katërqind e pesëdhjetë) Euro dhe 5000(pesëmijë) Lekë, telefonin dhe disa sende personale”.

Pas ngjarjes, Policia ka shkuar në lagjen ku rrinin grabitësit, zona pranë “Xhamisë Xhura” në Tiranë dhe me t’i parë, Sebastjano Ogiçi ka hedhur çantën që i kishin grabitur të riut dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur!

LEXO EDHE

“Na ço te Siriani”/ Si ndodhi grabitja e të riut në “Komunën e Parisit” me armë dhe të mirorganizuar, kur panë objektivin me thikë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura