“Iu ** motra në Big Borther”- Pasi Albano Bogdo e ofendoi rëndë, reagon për herë të parë Beatrix Ramosaj: Tregove dhe njëherë injorancën e mashkullit shqiptar (Foto)

Oct 3, 2023 | 16:01
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ditën e sotme ka reaguar rreth deklaratave ofenduese që aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo bëri kundrejt saj.

Teksa postoi një shkrim të gjatë në InstaStory, ajo tha se “fjalët dhe ofendimet që aktori i ka thënë nuk kanë ofenduar vetëm atë apo vllain e saj, Alban Ramosaj, por sipas saj ai ka lënduar të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare”.

Ndër të tjera, sipas Beatrix, Bogdo ka treguar injorancën e mashkullit shqiptar për të ngritur imazhin e vetes duke ulur femrën, dhe sipas artistes po ndërmerren masa ligjor në lidhje me aktorin.

Kujtojmë që Albano pak ditë më parë, në hapjen e emisionit të tij më të ri teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si “ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother”.

Deklarata e aktorit pati shumë regaime në rrjet, ku përpoas fansave dhe familjarëve të këngëtares, edhe shumë artisë të tjerë reagaun ashpër ndaj tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura