Iu gjetën në magazinë armë zjarri, municion luftarak dhe… Vendoset në pranga 61-vjeçari, i biri pjesë e grupit kriminal që po përgatitej të kryente vrasje

Dec 8, 2023 | 9:14
SHPËRNDAJE

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu gjet një pistoletë, municion luftarak dhe thikë, të fshehura në magazinën e tij në lagjen “Bashkimi” në Vlorë.

pistolete

Sipas uniformave blu, Viktor Aliaj është babai i një prej pjesëtarëve të grupit kriminal që po përgatiteshin të kryenin një vrasje në muajin shtator të këtij viti.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: V. A., 61 vjeç, banues në lagjen “Left Sallata”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit V. A., në lagjen “Bashkimi”, ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë”, raporton policia.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me mjetin prerës thikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Djali i 61-vjeçarit, Marigel Aliaj u vendos në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, pasi dyshohet se po përgatitej për të kryer vrasje në bashkëpunim me Tesi Bashon.

Dy anëtarët e grupit kriminal u arrestuan nga forcat RENEA mbrëmjen 17 shtator 2023 në një lokal në Vlorë.

Vëllai i të fortit të Selenicës, Tesi Basho dhe 33-vjeçari Mariglen Aliaj po qëndronin me 2 pistoleta të gatshme për qitje në ambientet e lokalit në lagjen “Lef Sallata”.

Në pranga kanë rënë edhe 4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal ku bënin pjesë Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj.

Lexoni edhe: Të shtrirë përtokë, me armën e forcave RENEA tek koka, momenti i arrestimit të dy anëtarëve të grupit kriminal që po përgatiteshin të kryenin vrasje

 

 

 

 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje.

Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 4”, për kapjen e 61-vjeçarit që kishte fshehur në magazinën e tij, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Sekuestrohen pistoleta, thika dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante të fshehur në magazinën e tij, në lagjen “Bashkimi”, armë zjarri dhe municion luftarak, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 4”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. A., 61 vjeç, banues në lagjen “Left Sallata”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit V. A., në lagjen “Bashkimi”, ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me mjetin prerës thikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura