Ishte shpallur në kërkim për kanosje me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari. Pas ngjarjes policia…

Dec 8, 2023 | 10:13
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka kapur dhe ka vënë në pranga 41-vjeçarin e shpallur në kërkim për kanosje me armë zjarri.

Vloreee

Shtetasi me iniciale E.L, kanosi një shtetas, duke qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë.

Pas ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, të cilën 41 vjeçari e posedonte pa leje.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Kanosi një shtetas, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, kapet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Pistoleta, të cilën 41-vjeçari e posedonte pa leje, është gjetur sekuestruar nga Policia, pas ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në
bashkëpunim me specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, pasi ky shtetas, në muajin korrik të vitit 2022, pas një konflikti të çastit, ka kanosur një 59-vjeçar, duke qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura