“Ishte një moment magjik për të gjithë vendin”, Depaj rikujton golin e Denis Bergkampit kundër Argjentinës në 1998

Dec 9, 2022 | 11:15
SHPËRNDAJE

Memfis Depaj nuk do të ketë frikë të godasë penallti nëse fati do ta çojë ndeshjen tek ato kundër Argjentinës ashtu siç ndodhi në “Brazil 2014”, ndërsa sulmuesi i Holandës ëndërron një gol spektakolar si ai i Denis Bergkampit në çerekfinalen e “Francë 1998”.

hh-696x464

Ajo kryevepër e ish-yllit të Arsenalit në stadiumin e Marsejës, ndërsa kapërceu topin mbi mbrojtësin argjentinas përpara se të shënonte një prej golave më të bukur të historisë, mbahet ende mend nga sulmuesi i Barcelonës.

“Ai ishte një moment magjik për të gjithë vendin. Çfarë goli! Të gjithë e mbajnë mend. Por sigurisht që kjo ndeshje do të fitohet nga momente si ai”.

Në Brazil, Depaj ishte në stol: “Në 2014-ën unë nuk luajta kundër tyre. Kishte shumë tension. Të gjithë kanë teknikën e tyre, por rëndësi ka të ushtrohesh sa më mirë që të jetë e mundur. Unë nuk kam goditur kurrë një penallti pas 120 minutash, por jam gati. Gjithsesi, shpresojmë ta fitojmë brenda 90 minutave”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura