“Ishte mbret në skenë”- Berisha në homazhet për Mirush Kabashin: U largua si “Sokrat” i kësaj kohe, askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij

Dec 6, 2023 | 11:59
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për aktorin e ndjerë, Mirush Kabashi, në Muzen Kombëtar.

berisha

Berisha e quajti Mirush Kabashin “një mbret dhe gjeni të skenës”, duke theksuar se askush nuk arriiti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër.

Ish-kryeministri theksoi se mjeshtri i madh u nda nga jeta duke lënë një trashëgimi mahnitëse.

“Erdha për të shprehur së bashku me mikun tim, Besnik Mustafaj, mirënjohjen tonë, admirimin e pakufishëm për gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashin.

Por, për Mirushin ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgimie që ky len për ne dhe brezat që vijnë. Ai vërtet ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse. Ai ishte mbret në skenë, ndoshta askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij, në personazhet që mori përsipër.

Ai, e them, u largua si Sokrati i kësaj kohe, në sensin që me Apologjinë e Sokratit, shënoi ndoshta kulmin e tij në skenën shqiptare, por edhe atë ndërkombëtare. Ndaj edhe njëherë ngushëllime më të ndjera familjes, respektin më të madh për veprën e pavdekshme të Mirush Kabashit”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura